Flash News

E-TJERA

Hetimet e SPAK, emri i Pëllumb Gjokës edhe në tjetërsimet e pronave në Velipojë

Hetimet e SPAK, emri i Pëllumb Gjokës edhe në tjetërsimet e

Prokuroria e Posaçme po kryhen hetime ndaj biznesmenit strategjik, Pëllumb Gjoka, për vrasje, sigurim i kushteve për të kryer vrasje, si edhe për trafik droge nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës.

Në mesin e të hetuarve është edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj, i shpallur i zhdukur që në 10 gusht të vitit të shkuar, si edhe Behar Bajri.

SPAK po kryhen hetime dhe për tjetërsimin e një prone në plazhin e Velipojës dhe emri i Pëllumb Gjokës del pikërisht në këto dosje. Sipas Ora News, Gjoka është kallëzuar nga dy kushërinj, Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.

Në materialin e dërguar, nënë dhe bir pretendojnë se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hotaj dhe se pasuritë e paluajtshme të Drande Hotaj, një sipërfaqe prej 39 ha në fshatin Pulaj komuna Velipojë, janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me Ndue Prelë Hotaj, Lize Hotaj, Ardian Beci, Sonila Boga, Agim Ajeti, Vath Dashi etj.

Por mbi bazën e një  informacioni të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, SPAK ka regjistruar në 13 mars 2023 procedimin penal nr.41 të vitit 2023, për veprat penale të "Vrasja me paramendim". "Heqja e paligjshme e lirise", "Shpërdorimi i detyrës", "Ekspertimi i rremë". "Falsifikimi i dokumenteve", "Trafikimit të narkotikëve" në bashkëpunim në formën e "Grupit të strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Më konkretisht hetuesit referojnë se në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, agjencitë ligj zbatuese Evropiane, EUROPOL, kanë përcjellë informacione për disa shtetas shqiptarë përdorues të kodeve PIN SkyEÇ "MHSE7L", "2Q4RSM", "9E6STL", "7142D9" dhe "TIV9E3", të cilët dyshohen si të përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, falsifikimi i dokumenteve dhe shpërdorimi i detyrës nga funksionar publik, të cilët kanë koordinuar me njëri tjetrin nëpërmjet komunikimeve të enkriptuara në aplikacionin SkyEÇ.

Mësohet se këta persona kanë komunikuar dhe ndërvepruar midis tyre lidhur me tjetërsimin e një sipërfaqe toke në bregdet duke falsifikuar dokumente shtetërore në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë.

Të fundit