Flash News

E-TJERA

Hetimet ndaj Ahmetajt, thirret në SPAK ish-deputeti socialist

Hetimet ndaj Ahmetajt, thirret në SPAK ish-deputeti socialist

Ish-deputeti socialist Vladimir Kosta është paraqitur sot pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se Kosta është thirrur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeminsitrit, Arben Ahmetaj. Kosta ka një biznes të përbashkët me ish-ministrin.

Po ashtu, burime bëjnë me dije se SPAK ka marrë në pyetje edhe biznesmenë të tjerë. SPAK nisi zyrtarisht hetimet ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve në shkurt të këtij viti.

Ahmetaj, është marrë zyrtarisht si i pandehur nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve dhe mbi të rëndojnë 4 akuza: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje e pasurisë”.

Të fundit