Flash News

E-TJERA

Hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, reagon ambasadorja e SHBA

Hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, reagon ambasadorja e SHBA

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion vendosi heqjen e sekuestros së pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim.

 Kim ka risjellë në vëmendje vendimin e DASH të shkurtit të vitit të 2018, ku i ndalon hyrjen në SHBA ish-prokurorit dhe familjes së tij.

Diplomatja amerikane thotë se vendimi mbetet ende në fuqi.

“Thjesht një kujtesë se ky përcaktim publik për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara mbetet në fuqi”, shkruan Kim në Twitter.

Vendimi u mor nga gjyqtarja paraprake Irena Gjoka e cila vendosi se ish-kryeprokurori do të kalojë në gjykim si i pandehur.

Ai do të gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e fshehjen të pasurisë dhe deklarim të pasaktë të pasurive në tre raste sipas një hetimit të çelur në prokurorinë e Durrësit, menjëherë sapo organet e vettingut dorëzuan rezultatet e tyre.

Hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, reagon ambasadorja e SHBA

Të fundit