Flash News

E-TJERA

Hetimet për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit, pritet arrestimi i disa zyrtarëve

Hetimet për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit, pritet arrestimi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni që u zhvillua mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan, në kuadër të një hetimi penal për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit dhe Eco Alb.

Mësohet se në fokus të hetimeve janë disa zëvendëskryetarë bashkish të qarkut Elbasan, si dhe drejtorë juridikë dhe të Financave, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë që menaxhon mbetjet urbane.

Pritet që në ditët në vijim të ketë masa sigurie ndaj disa zyrtarëve lokalë, për shkak të dyshimeve për abuzim me fonde publike në bashkëpunim me kompaninë “ECO-ELB”.

Hetimi, që është konsideruar voluminoz dhe kompleks, është hapur në vitin 2024, dhe ka kaluar në fazën e analizës së marrëdhënieve institucionale dhe financiare mes kompanisë “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut Elbasan.

Bëhet fjalë për pagesa të kryera për katër lloje shërbimesh, përfshirë dhe procesin e djegies së mbetjeve, i cili sipas hetimeve është kryer pjesërisht, për periudha të kufizuara, ose nuk është kryer fare, ndonëse pagesat janë realizuar rregullisht.

Të fundit