Flash News

E-TJERA

Hetimet për ‘Bankers’, SPAK vë nën hetim administratën tatimore dhe doganore

Hetimet për ‘Bankers’, SPAK vë nën hetim

Janë zgjeruar hetmet për skandalin e Bankers Petroleum. Prokuroria e Posaçme ka vënë nën hetim administratën tatimore dhe doganore, për të verifikuar zinxhirin e përgjejgësive.

Siç konfirmon gazetarja Klodiana Lala SPAK ka vënë në shënjestër strukturs të pushtetit vendor dhe zyrtarë që dyshohet se kanë mbyllur sytë për vite me radhë ndaj abuzimeve me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit humbje të konsiderueshme.

Në një përgjigje të SPAK thuhet se kjo dosje po hetohet për “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të fundit