Flash News

E-TJERA

Hetimet për evazion fiskal, Apeli shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë për dosjen 'Bankers'

Hetimet për evazion fiskal, Apeli shtyn për nesër vendimin

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për nesër vendimin për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve në kuadër të hetimeve për evazion fiskal të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”.

Pas seancës së mbajtur sot, të arrestuarit kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Fierit, të cilat përfshijnë “arrest në burg” për Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë, shtetasin kinez Hong Ping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo.

Pesë persona të tjerë ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa tre të tjerë janë lënë në “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

 Hetimet për dosjen Bankers janë kryer nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe ato të policisë, dhe lidhen me dyshime për shmangie masive të detyrimeve financiare përmes deklarimeve të rreme tatimore.

Sipas prokurorisë, Bankers Petroleum, kompania që operon në zonën e Patos-Marinzës prej mbi 20 vitesh, ka shmangur taksat në mënyrë sistematike, duke deklaruar humbje për 20 vite me radhë në vlerën e 11.7 miliardë lekëve, ndërkohë që ka eksportuar apo shitur rreth 532 miliardë lekë naftë. Kompania dyshohet se jo vetëm shmangu pagesën e taksave, por përfitoi edhe rimbursime nga TVSH-ja.

Të fundit