Flash News

E-TJERA

Hetimet për Inceneratorin e Elbasanit, 4 zyrtarë të kompanisë “Eco Alb” shoqërohen nga policia

Hetimet për Inceneratorin e Elbasanit, 4 zyrtarë të

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal ndaj kompanisë Eco Alb, duke shoqëruar sot në komisariatin e policisë katër zyrtarë të saj. Burime nga prokuroria konfirmuan se ata janë shoqëruar pas hetimeve për menaxhimin e landfillit dhe inceneratorit të mbetjeve në Elbasan, në kuadër të një hetimi të nisur një vit më parë.

Hetimi lidhet me shtimin e rasteve të djegies së pakontrolluar të mbeturinave dhe dyshimet për keqmenaxhim të këtij procesi. Sipas burimeve, janë sekuestruar dokumentacione të shumta nga kompania Eco Alb si pjesë e hetimit.

Në aksionin e sotëm, një grup hetimor, nën drejtimin e prokurorit të Elbasanit, Xhelian Seferi, dhe me mbështetje të policisë, ka kontrolluar ambientet e kompanisë Eco Alb, e cila menaxhon landfillin dhe inceneratorin. Gjatë periudhës së administratës së Eco Alb, inceneratori ka pasur probleme të theksuara teknike dhe ka funksionuar vetëm për periudha të shkurtra, ndërsa fusha e mbetjeve ka shpërthyer herë pas here në zjarr, duke krijuar pasiguri mjedisore për qytetin.

Gjithashtu, hetimet janë të fokusuar edhe tek subjekti privat “Ergi” shpk, i cili ka lidhur një kontratë shërbimi me Eco Alb për menaxhimin e mbetjeve. Dyshimet janë të forta se “Ergi” nuk ka përmbushur detyrimet e kontratës, duke çuar në ngritjen e hetimeve për keqmenaxhimin e landfillit të Elbasanit dhe shkaktimin e ndotjes mjedisore.

Të fundit