Flash News

E-TJERA

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, Ahmetaj del nga SPAK

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, Ahmetaj del nga SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj këtë të enjte është thirrur në SPAK, ku ka qenë i shoqëruar nga avokati tij Henrik Ligori.

Ahmetaj qëndroi  në ambientet e SPAK për 5 orë ku thuhet se u pyet në lidhje me akuzat për koncesionin për Inceneratorin e Elbasanit, ku prokuroria e posaçme ka kryer disa hetime.

Ahmetaj nuk pranoi të flasë për mediat, ndërsa është shprehur se ka sqaruar pozicionin e tij.

Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave. 

Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 

Ahmetaj ka kundërshtuar kontrollet e kryera nga SPAK në vilën e bashkëjetueses së tij, nën argumentin se ai gëzon mandatin e deputetit dhe SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi i Republikës.

Por Gjykata ka rrëzuar të gjitha ankimimet e tij dhe kanë certifikuar dhe lëvizjet e SPAK.

Të fundit