Flash News

E-TJERA

Hetimet për Rezart Taçin, paralajmëron gazetari: Nëse janë serioze, do gjendet një vrasje

Hetimet për Rezart Taçin, paralajmëron gazetari: Nëse

SPAK shpalli në kërkim ndërkombëtar biznesmenin e karburanteve Rezart Tacci, si i dyshuar për përfshirjen në një skemë pastrimi parash me një ekonomist italian.

I ftuar në ABC News, gazetari Artan Hoxha paralajmëroi se nëse hetimi do të vijojë, në skenë do të dalin detaje të tjera apo krime serioze siç janë vrasjet.

“Taçi është i dyshuar nuk është fajtor deri në një vendim të Gjykatës së Apelit, aktualisht ai ka statusin e të dyshuarit. Kemi të bëjmë me një person të dyshuar që ka qenë i dyshuar edhe më parë dhe gjithmonë ka mbijetuar.  Ne i dimë dëmet. Kujtojmë çfarë ndodhi me Armon me privatizimin e Armos, me sekuestrimin… Ai gjithmonë ka mbijetuar. Ajo që dua të kujtoj është se rasti me azerët është shumë i rëndë.  Nëse do ketë hetim serioz do zbulohen dhe krime të tjera. Të tipit vrasje, 200 mijë euroshe. Nëse do hetohet aty do dalin shumë gjëra, besoj se sot situata është më e favorshme se në të kaluarën për të hetuar persona si Taçi, sepse se ka më fuqinë që kishte, lidhjen me politikën. Hetimin e bën SPAK-u, Taçi s’e ka më atë pushtet. Njerëzit me të cilët ka mbajtur kontakt Taçi sot janë të pafuqishëm”, tha Hoxha.

 

Të fundit