Flash News

E-TJERA

Hetimet për tjetërsimin e pronave, Lame: Furtuna me regjistrat sapo ka filluar

Hetimet për tjetërsimin e pronave, Lame: Furtuna me regjistrat sapo ka

Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë filluar hetimet për abuzimet me pronat.

Gjatë dorëzimit të certifikatave të pronësisë në fshatin Synej të Kavajës, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame, paralajmëroi ‘furtunë’ për ata individë që janë përfshirë në tjetërsimin e pronave.

“Prokuroria e Tiranës sapo më ka kontaktuar. Ka nisur ndjekjen e problematikës me dëmtimin e regjistrave në Tiranë. Do të jetë stuhi e gjatë, furtuna sapo ka filluar për atë që është bërë ndër vite me regjistrat e pronave. Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim të thellë për problematikat e pronave në Durrës”, deklaroi Lame.

Prokuroria ka nisur hetimet pas deklaratës që Lame bëri disa ditë më parë për 2.342 regjistra pronash ku vetëm 250 kishin rezultuan të pa dëmtuar, ndërsa të tjerat ishin me fletë të grisura dhe të manipuluara.

Të fundit