Flash News

E-TJERA

Hetimi i kërkuar nga socialistët, Berisha: Qesharake, PS votoi me unanimitet rezolutën

Hetimi i kërkuar nga socialistët, Berisha: Qesharake, PS votoi me

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti qesharake nismën e socialistëve për të hetuar shqiptarët që kanë punuar për UNMIK.

“Kuptoj që do ngrihet një komision hetimor i kryesor nga Taulant BegoYaris, i përbërë nga Edmond Bego, i përbërë nga Qosja i drogës, i përbërë nga klani Hoxha i drogës së Librazhit. Do ngrihet një komision hetimor nga një grup trafikantësh,” tha Berisha.

Sipas tij, socialistët e kanë votuar rezolutën që doli nga Këshilli i Europës, ku kërkohej të hetohej raporti i Dick Marty.

“Nuk ia vlen të merresh me një qesharak si puna e këtij. Ajo që mund të them unë është se atë që ka votuar delegacioni i Shqipërisë në Këshillin e Europës, e ka votuar për rrjedhojë parlamenti i Shqipërisë. Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen me EULEX për hetimet mbi raportin e Dick Marty. Rezoluta është votuar edhe nga socialistët me unanimitet. Shqipëria nuk kishte asnjë mundësi të bllokonte këtë rezolutë në KiE,” tha Berisha.

Të fundit