Flash News

E-TJERA

Hetimi i SPAK / Klodiana Lala zbulon detajet: Agjentët e BKH morën telefonin e Ajola Xoxës! Kontrolli me vendim të GJKKO-së

Hetimi i SPAK / Klodiana Lala zbulon detajet: Agjentët e BKH morën

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për veprimet hetimore të fundit nga SPAK, të kryera në bazë të urdhërave të Gjykatës së Posaçme. Ajo tha në emisionin “Kjo Javë” në News24 se ka pasur një urdhër për kontroll personal ndaj Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku është marrë telefoni i saj dhe është zbërthyer si pjesë e hetimeve.

Lala shtoi se gjithashtu janë kryer kontrollime në banesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, si dhe në Qendrën Harabel, të drejtuar nga Ajola Xoxa. Ajo tha se agjentët e BKH-së kanë konfiskuar materiale që shërbejnë për hetimin.

Sipas gazetares, SPAK është duke hetuar rolin e Erion Veliajt në këtë çështje. Një ditë më parë, SPAK publikoi një deklaratë ku bëhet e ditur se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal, por duke qenë se hetimi ndodhet në fazën paraprake, nuk mund të jepen më shumë informacionet.

 

Të fundit