Flash News

E-TJERA

Hetimi i SPAK për lidhjet e krimit me politikën, Lala: 2025, viti i dallgëve të forta

Hetimi i SPAK për lidhjet e krimit me politikën, Lala: 2025, viti i

Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar 2025-ën si vitin me dallgë shumë të forta nga SPAK.

“Hetime që janë në vijim do të vulosin fatin e zgjedhjeve të 11 majit”, tha Lala në News24, ku janë trajtuar ngjarjet kyçe të vitit 2024, telsa SPAK duket se ka pasur një rol kryesor, veçanërisht përsa i takon arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta, arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndjekjes penale ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion, apo hetimeve për Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Lala tha se ndaj krimit të organizuar kemi një luftë frontale. “Mbi bazën e të dhënave nga partnerët ndërkombëtarë kemi një luftë të grupeve kriminale në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan.

Ka një panoramë të qartë të lidhjeve të krimit me politikën, apo se ku investohen paratë e krimit, përfshi edhe lingotat e arit. Sa i takon korrupsionit, nuk e mas punën e SPAK nëse ka goditur majtas apo djathtas.

Në 1 vit e gjysëm, SPAK ka goditur njerëz të njohur të politikës, i ka nën akuzë apo nën hetim, duke nisur me Sali Berishën, Ilir Metën, Ilir Beqajn, Ervis Berberin, kryebashkiakun e Tiranës, etj. Por a do të arrijë SPAK të kalojë edhe testin e çështjeve të rëndësishme, sikundër është ajo e inceneratorëve?”, tha Lala.

 

Të fundit