Flash News

E-TJERA

Hetimi i TIMS/ Miratohet lista e dëshmitarëve që do merren në pyetje, por pa Ramën dhe Çuçin

Hetimi i TIMS/ Miratohet lista e dëshmitarëve që do merren

Pas tre orësh debate, Komisioni Hetimor parlamentar për ndërhyrjet në sistemin TIMS ka miratuar listën me dëshmitarët e propozuar nga ekspertët.

Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, drejtori i AMP, Florian Sulejmani, ish-drejtori i AMP Ardi Veliu, Saimir Boshnjaku, Zef Laska,, Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervina Gjana, Besjon Tanuzi, Enri Ndoni, Ardit Muca, Besnik Dervishi dhe Vlora Hyseni.

Anëtarët socialist rrëzuan propozimet e ekspertëve për të dëshmuar në këtë komision kryeministri Edi Rama dhe ish ministri punëve të brendshme Bledi Cuci.

Megjithatë, komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

 

 

 

 

Të fundit