Flash News

E-TJERA

Hetimi i Veliajt, SPAK merr të pandehur edhe Klotilda Bushkën

Hetimi i Veliajt, SPAK merr të pandehur edhe Klotilda Bushkën

Prokurora e Posaçme ka marrë të pandehur edhe deputetn socialiste, Klotilda Bushka, për hetimet ndaj Erion Veliajt. Bushka është marrë e pandehur për akuzën 'veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës'.

Sipas SPAK, Bushka ka intimiduar dëshmitarët që ishin thirrur nga SPAK, ka marrë kontakte me kushërirën e saj, Ina Goxhaj, ish-drejtoreshë ekzekutive e Qendrës ‘Byl-A’, pasi kjo e fundit është thirrur në SPAK. Bushka ka kërkuar që Goxhaj të mohonte gjithçka gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Më tej, Ajola Xoxa i ka sekuestruar telefonin Goxhajt për t’i kontrolluar bisedat dhe i ka dhënë më pas një telefon të ri. Në bashkëpunim me njëra-tjetrën, Xoxa dhe Bushka i ka në kërkuar Goxhajt të mos paraqitej në SPAK, Ina Goxhaj të mos paraqitej në SPAK.

Më tej Bushka ka kërkuar nga Goxhaj që në asnjë moment të mos përmendtte emrin e Ajola Xoxës.

Vetë deputetja socialiste i mohoi këto akuza dhe pretendoi se SPAK nuk i kishte dhënë mundësinë për të dëgjuar versionin e saj.

Të fundit