Flash News

E-TJERA

Hetimi ndaj Ahmetajt, reagon SPAK: Çështja është e veçuar, e ka marrë në 'dorë' prokurorja Enkeleda Millonaj

Hetimi ndaj Ahmetajt, reagon SPAK: Çështja është e

SPAK ka reaguar një ditë pas kontrolleve të kryera në banesën e ish bashkëshortes dhe partneres së ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se ky proçedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si proçedim më vete para se ky i fundit të bëhej pjesë e grupit hetimor.

SPAK sqaron se aktualisht, proçedimi është duke u hetuar nga prokurore Enkeleda Millonaj, pasi me vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë të datës 30.01.2023 është vendosur zëvendësimi i prokurorit Klodjan Braho, me kërkesë të këtij.

"Në lidhje me veprimet e kryera nga shtetasi Arben Ahmetaj në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në lidhje me disa fakte dhe rrethana të tjera që kanë rezultuar nga hetimet e paraprake, është vendosur ndarja e çështjes penale duke u regjistruar proçedimi penal nr.277/1, datë 19.09.2022. Ky proçedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si proçedim penal më vete para se prokurori Ened Nakuçi të bëhej pjesë e grupit hetimor për proçedimin penal nr.277 viti 2020.
Aktualisht, proçedimi penal nr.277/1 viti 2022 është duke u hetuar nga prokurore Enkeleda Millonaj, pasi me vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë të datës 30.01.2023 është vendosur zëvendësimi i prokurorit Klodjan Braho, me kërkesë të këtij të fundit.
Prokuroria e Posaçme kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit.
Cilido që ka pretendime për veprimtarinë proçedurale të prokurorëve të posaçëm ka mundësinë që t’i referojë ato në organet kompetente, në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë apo edhe në organet e ndjekjes penale, autoritete të cilat ligji iu ka njohur kompetencën për të verifikuar dhe për të kontrolluar punën e prokurorëve të posaçëm", thuhet në njoftimin e SPAK. 

Të fundit