Flash News

E-TJERA

Hetimi për dy agjentët rusë në Shqipëri, reagon Ministria e Jashtme e Rusisë: Propagandë e NATO-s, mediat shqiptare po e fryjnë

Hetimi për dy agjentët rusë në Shqipëri, reagon

Dy rusë, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 që kanë të bëjnë me dhënie dhe sigurim informacioni.

Pas publikimit të këtij informacioni në media, vjen reagimi nga Ministria e Jashtme ruse.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministria e ka cilësuar incidentin si një propagandë nga ana e NATO-s, ndërsa thekson se rasti në fjalë po ‘fryhet’ në mediat shqiptare.        

 “Media shqiptare po e fryn çështjen penale të hapur nga dy prokurorët vendas kundër dy rusëve që dyshohen për spiunazh. Ambasada ruse në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Incidenti duket të jetë një propagandë nga ana e NATO-s,”- shkruan Ministria e Jashtme ruse në Twitter.

Hetimi për dy agjentët rusë në Shqipëri, reagon

Kujtojmë se sipas Top Channel rusi i pare Budanov hyri ne Shqipëri përmes Qafe Thanes ne 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen qe ishte i interesuar te investonte ne qytetin e Vlorës.

Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimte nga hetuesit qe dyshojnë se Budanov qëndroi ne Orikum gjate kohës qe ne Vlore kryhej Defender Europe, një nga stërvitjet me te mëdha ushtarake e zhvilluar ne Evrope. Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore ne datën 10 maj, nen argumentin qe nuk përmbushte kushtet e qëndrimit ne Shqipëri.

Rusi i dyte Cherkasov hyri ne 12 maj përmes Muriqanit. edhe ai u intervistua, kurse nuk u lejua qe te fuste ne vendin tone dronin. Ai u mbaj nen vëzhgim gjate tre ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave qe ka takuar është referuar ne prokurori.

Cherkasov u vëzhgua ne distance nga antiterrori shqiptar thane burimet e sigurta te Top Channel, rezulton se ai qëndroi ne një hotel luksoz ne Tirane, pa u regjistruar me identitetin e tij te vërtete, e mandej u zhvendos ne Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre dite per tu larguar me pas nga Shqipëria

 

 

Të fundit