Flash News

E-TJERA

Tenderi i Llogarasë nën hetim, pas Ballukut, dalin emrat e të pandehurve të tjerë

Tenderi i Llogarasë nën hetim, pas Ballukut, dalin emrat e të

Pas marrjes si të pandehur të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, janë zbuluar edhe emrat e tjerë të të pandehurve në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Ndër të tjerët, janë marrë të pandehur: Gentian Gjyli, Erald Elezi, Ervis Berberi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica.

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, u paraqit sot në SPAK dhe iu komunikua akuzë për “Shkelje të barazisë në tendera”, sipas burimeve jozyrtare.

Ndërkohë, zëvendëskryeministrja dhe numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, kishte kaluar të premten derën e SPAK-ut, ku u mor e pandehur për të njëjtën vepër penale.

Hetimi duket se fokusohet në procedurat e tenderave të institucionit dhe në mënyrën se si është garantuar barazia midis operatorëve ekonomikë. SPAK vazhdon hetimet për të gjitha personat e përfshirë.

Të fundit