Flash News

E-TJERA

Hidhet nga kati i 3-të i spitalit të Traumës, ndërron jetë 47-vjeçari në Tiranë

Hidhet nga kati i 3-të i spitalit të Traumës, ndërron

Një person është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Sipas policisë, M. H., 47 vjeç ishte paraqitur për ndihmë mjekësore mbrëmë në spital, pasi ishte vetëplagosur me thikë, në Tepelenë dhe dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit