Flash News

E-TJERA

Hidhet shorti, caktohen çiftet për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Hidhet shorti, caktohen çiftet për çerekfinalen dhe

Mesditën e kësaj të premteje janë caktuar çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve përmes shortit të hedhur nga UEFA.

Goglat kanë caktuar përballje interesante ku vlen të theksohen duelet Bayern Munchin-PSG apo Real-Madrid-Liverpool. Një tjetët sfidë e fortë do të jetë dhe ajo mes Manchester City dhe Dortmundit, ndërsa Porto që surprizoi Juventusin do të ketë përballë Çelsin.

Pas caktimit të çerekfinaleve është hedhur shorti dhe për çiftet gjysmëfinale. Fituesi i duelit Bayern-PSG do të përballet me fituesin e çiftit Manchester City-Dortmund, ndërsa fituesi i çiftit Real Madrid-Liverpool do të përballet me fituesin e duelit Porto-Çelsi.

Ndeshjet e para çerekfinale  do të luhen më datën 6 dhe 7 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë (13-14 prill). Gjysmëfinalet luhen më 27-28 prill dhe më 4-5 maj. Ndërsa finalja e këtij sezoni, do të mbahet më 29 maj, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit. 

Jashtë këtij kompeticioni kanë mbetur dy yjet botëror; Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Çiftet çerekfinaliste:

Mançester Siti-Borusia Dortmund (A1)

Porto-Çelsi (A2)

Bajern Mynih-PSG (B1)

Real Madrid-Liverpul (B2)

Çiftet gjysmëfinaliste:

(B1)-(A1)

(B2)-(A2)

Hidhet shorti, caktohen çiftet për çerekfinalen dhe

Të fundit