Flash News

E-TJERA

Hidhet shorti i Botërorit 2026, Shqipëria mëson grupin e mundshëm

Hidhet shorti i Botërorit 2026, Shqipëria mëson grupin e

Vëmendja e botës së futbollit është përqendruar në Washington, ku u hodh shorti i Kampionatit Botëror “USA–Kanada–Meksikë 2026”. Nga 48 skuadrat pjesëmarrëse, 42 janë konfirmuar tashmë, ndërsa 6 vendet e fundit do të përcaktohen në mars, pas ndeshjeve të “Play Off”-it.

Në ceremoninë madhështore, që u shoqërua me performanca live të artistëve të njohur Andrea Bocelli, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger, prezantimin e bënë modelja Heidi Klum, komediani Kevin Hart dhe aktori Danny Ramirez. Pritet që edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe Presidenti amerikan Donald Trump, të mbajnë fjalimet e hapjes.

Vendet pritëse dhe struktura e grupeve

Tre vendet pritëse, SHBA, Kanada dhe Meksikë, janë vendosur automatikisht në vazon e parë. FIFA ka miratuar një sistem të ri ndarjeje për të siguruar që katër kombëtaret me renditjen më të lartë – Spanja, Argjentina, Franca dhe Anglia – të mos përballen deri në gjysmëfinale, nëse fitojnë grupet e tyre.

Skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në 12 grupe, me nga katër ekipe secili. Çdo grup do të përfshijë të paktën një skuadër evropiane dhe jo më shumë se dy.

Vendet e “Play Off”-it: Shqipëria dhe Kosova

Shqipëria dhe Kosova, që janë pjesë e Play Off-it evropian, janë vendosur në vazon e katërt, duke mësuar edhe rivalët e mundshëm në rast se sigurojnë kualifikimin:

Shqipëria, në rast kualifikimi, do të jetë në Grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Kosova, nëse siguron vendin për në Botëror, do të jetë në Grupin D, ku ndodhen SHBA, Australia dhe Paraguai.

Vazo e parë

Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani

Vazo e dytë

Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Kore e Jugut, Ekuador, Austri, Australi

Vazo e tretë

Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabinë Saudite, Afrikë e Jugut

Vazo e katërt

Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Cuaraçao, Haiti, Zelanda e Re dhe gjashtë fituesit e “Play Off”-eve

Grupet e formuara

A: Meksikë, Kore e Jugut, Afrikë e Jugut, Europë Play Off D (Danimarkë/Maqedoni e Veriut/Çeki/Irlandë)

B: Kanada, Zvicër, Katar, Europë Play Off A (Itali/Irlandë e Veriut/Uells/Bosnjë)

Të fundit