Flash News

E-TJERA

Hidhet shorti, kush është gjyqtarja që do të gjykojë Jorgo Goron

Hidhet shorti, kush është gjyqtarja që do të gjykojë

Elteva Deda është gjyqtarja që do të gjykojë ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro.

Shorti elektronik u hodh pasi dosja kaloi për gjykim. Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre ne bashkëpunim dhe fshehje e pasurie.

Ish-kryebashkiaku i Himarës do të gjykohet me gjykim të shkurtuar për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe nëse dënohet nga GJKKO i ulet me 1/3-ën.

Për ish-kryebashkiakun, SPAK mbylli hetimet në datë 22 shtator dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaçme për kalimin e dosjes për gjykim, kërkesë që u pranua ditën e sotme.

Të fundit