Flash News

E-TJERA

Hidhet shorti në GJKKO, caktohen gjyqtarët që do drejtojnë çështjet e 2 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses  

Hidhet shorti në GJKKO, caktohen gjyqtarët që do drejtojnë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur në short çështjet e dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe Fatos Lulo.

Çështjen e ish-gjyqtarit Bashkim Dedja do ta shqyrtojë gjyqtari Erjon Bani, Dosja e ish-gjyqtarit Fatos Lulo do të jetë në duart e gjyqtarit Erjon Çela. Në vijim pritet të caktohen edhe datat përkatëse të seancave.

Kujtojmë që dy ish-gjyqtarëve iu është sekuestruar një pjesë pasurive të patundshme. Ish-kreut të Kushtetuese, Bashkim Dedja iu sekuestrua një apartament, ndërsa ish-gjyqtarit Fatos Lulo iu sekuestrua një dyqan.

 

Të fundit