Flash News

E-TJERA

Hidhet shorti/ Sokol Binaj zgjidhet kreu i KED-së, kush janë anëtarët

Hidhet shorti/ Sokol Binaj zgjidhet kreu i KED-së, kush janë

Presidenca ka mbajtur sot ‘live’ hedhjen e shortit për përzgjdhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pjesë e emrave të shortit ishin anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykatat e Apelit, Prokuroritë e Apeleve dhe Gjykatat Administrative.

Gjyqtari Sokol Binaj do të jetë kryetari i ri KED-së, i cili do të zëvendësojë në detyrë Elvis Pupen.  Ai ëshët gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Më herët ka qenë gjytar në Apelin e Krimeve të Rënda dhe Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Anëtarët e zgjedhur janë:

Sokol Binaj- Nga Gjykata e Lartë, anëtar i përhershëm i KED dhe kryetar

Marsida Xhaferllari- Nga Gjykata Kushtetuese, anëtare e përhershëme

Elsa Toska- Nga Gjykata Kushtetuese, anëtare e përhershëme

Altin Binaj- Nga Gjykata Kushtetuese, anëtar zëvendësues

Sandër Simoni- Nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues

Anila Leka- Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtare e përhershme

Thoma Jano- Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtari zëvendësues në KED

Edlira Petri- Nga Gjykatat e Apelit, anëtarët e përhershëm

Enton Dhimitri- Nga Gjykatat e Apelit, anëtarët e përhershëm

Ridvan Hado- Nga Gjykatat e Apelit, anëtari zëvendësues

KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar. Rifomartimi i KED do të jetë për të gjithë vitin 2021. Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, gjyqtarë nga tw gjitha shkallwt e gjyqwsorit. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit