Flash News

E-TJERA

Hidhnin inerte në bregdet, bllokohen mbi 10 kamionë në pikën e Triportit në Vlorë

Hidhnin inerte në bregdet, bllokohen mbi 10 kamionë në pikën
Foto Ilustruese

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion për bllokimin e mjeteve të cilat hidhnin inerte në bregdet dhe në zonën e Pyllit të Sodës.

Aksioni i policisë vjen një ditë pas denoncimit se inerte të shumta shkarkoheshin në det dhe në Pyllin e Sodës. Të paktën mbi 10 kamionë janë bllokuar në pikën e Triportit deri sa të bëhet një verifikim i plotë i tyre.

Kujtojmë se të dielën kryeministri Edi Rama, teksa nisi aksionin e pastrimit, komunikoi edhe vendimet e reja duke filluar nga sanksionet për kryebashkiakët të cilët nuk përfshihen në aksion, gjobat për qytetarët dhe fondin e dedikuar vetëm për bregdetin.

Të fundit