Flash News

E-TJERA

Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, policia vë në pranga shtatë persona

Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, policia vë
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Kartëmonedha”. Shtatë persona kanë rënë pranga, pasi hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara.

"Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj", thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit janë:

A. V., 50 vjeç, banues në Fier

B. M., 56 vjeç dhe I. H., 32 vjeçe, banuese në Librazhd

R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan

I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 158.000 lekë të dyshuara të falsifikuara, 2 automjete dhe 9 celularë.

 

Të fundit