Flash News

E-TJERA

Himara në protestë, reagon nga burgu Fredi Beleri: Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por fiton gjithmonë

Himara në protestë, reagon nga burgu Fredi Beleri: Drejtësia mund

Qytetarë dhe zyrtarë të lartë greke kanë protestuar këtë të hënë në Himarë për lirimin e kryebashkaikut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Së bashku me protestuesit prezent ishte edhe kryetari bashkisë së Selanikut Kostandinos Zervas si dhe Kryetari bashkisë Athinës, Bakojanis.

Vetë Beleri ka reaguar nga burgu për median greke ‘Open’ se është i fortë dhe ka besim te drejtësia.

Beleri: Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të ulem këtu sa të duhet, të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët.

Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti dhe besim në luftë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë.

 

Të fundit