Flash News

E-TJERA

Himara vijon të digjet, ende aktive vatrat në Lukovë, Sasaj e Shën Vasil. Flakë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës

Himara vijon të digjet, ende aktive vatrat në Lukovë, Sasaj e

Vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në Himarë, e cila një ditë më parë rrezikoi banesat në dy fshatrat e Kalasë dhe Sasaj. Po ashtu, raportohen tre vatra zjarri aktive edhe në Lukovë.

Zjarrfikësit kanë punuar gjatë natës për të shuar flakët, të cilat favorizoheshin nga era dhe rrezikonin banesat afër zonës.

50 banorët e fshatit Sasaj që u evakuuan mbrëmjen e djeshme kanë qëndruar në qendër të fshatit pasi flakët janë afruar banesave të tyre. Ndërkohë që zjarri i ardhur nga zona që lidh fshatrat e Delvinës me ato të Himarës ka bërë që Lukova dhe Shën Vasil të kenë rrezikshmëri.

Edhe në Parkun Kombëtar të Prespës vatra e zjarrit është ende aktive. Deri më tani llogaritet rreth 7 ha sipërfaqe me bimësi që është djegur nga flakët.

Të fundit