Flash News

E-TJERA

"Hipokrizia dhe dyfytyrësia skizofrenike", Fuga: Kodi Zgjedhor po nxit luftë mes kandidatëve të së njëjtës listë

"Hipokrizia dhe dyfytyrësia skizofrenike", Fuga: Kodi Zgjedhor po
Akademiku Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga argumenton se Kodi Zgjedhor po nxit një "luftë" me kandidatëve të së njëjtës listë. Sipas tij, kandidatët hiqen si solidarë, por secili lufton për vete.

Fuga shton se për elektoratin kjo "luftë" nuk sjell asgjë sepse kandiadatët brenda një liste nuk përfaqësojnë oposione të ndryshme. Ai e cilëson këtë një hipokrizi të sistemit zgjedhor.

"Kodi jonë zgjedhor, një amalgamë kriteresh skizofrenike, bën që tani në terren kandidatët për deputetë të së njejtës liste t'ja fusin njëri-tjetrit. Nga njëra anë hiqen si solidarë, nga ana tjetër secili lufton për vete kundër kandidatëve të së njejtës listë. Për elektoratin kjo luftë është një zero me xhufkë, nuk i sjell asgjë sepse kandidatët nuk është se përfaqësojnë opsione të ndryshme brenda një liste", shkruan ndër të tjera Fuga në Facebook.

Sipas tij, hipokrizia ku "armiku" nuk është kundërshtari përballë por "shoku" në krah do të shfaqet shumë shpejt në Kuvend.

Të fundit