Flash News

E-TJERA

“Hiq dorë sa nuk është vonë”, kërcënohet avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit

“Hiq dorë sa nuk është vonë”,

Vladimir Meçe, avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit, është kërcënuar përmes një mesazhi në telefon, ku i kërkohet të heqë dorë nga mbrojtja e këtij të fundit.

Rastin e ka denoncuar vetë ai në policinë e Tiranës, ndërsa mësohet se një pjesë e mesazhin thekson "Hiq dorë sa nuk është vonë, shiko familjen mos u merr me hallet dhe kusuret e Shullazit”.

Kujtojmë se Meçe është avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit që prej prillit të 2016.

Emiliano Shullazi njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Emiljano Shullazin për “përvetësim pasurie”, “kërcënim”,  dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe u dënua me 14 vjet burg.

Të fundit