Flash News

E-TJERA

Hiqej si drejtor policie, si u kap 20-vjeçari që iu jepte urdhra efektivëve

Hiqej si drejtor policie, si u kap 20-vjeçari që iu jepte urdhra

Ervis Brasha, 20 vjeç, nuk ishte polic, por hiqej si i tillë duke mashtruar jo vetëm qytetarët, por edhe ‘kolegët’ e tij.

Brasha u arrestua dy ditë më parë nga policia e Kamzës, duke qarkulluar me mjetin e tij, i veshur me uniformë policie.

Sipas hetimeve, i riu hiqej si drejtor policie dhe kishte krijuar kontakte me efektivë të vërtetë, madje, ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion.

Ai dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policie.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit.

Brasha publikonte foto e video nga institucione shtetërore, i veshur me uniformë. Madje, ai ka hyrë edhe në Akademinë e Sigurisë, duke filmuar brenda ambienteve pa autorizim zyrtar, duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të brendshëm.

20-vjeçari dyshohet se ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por po hetohet edhe pista nëse është përdorur nga grupe kriminale për t’u shtirur si polic në veprime të paligjshme.

 

Hiqej si drejtor policie, si u kap 20-vjeçari që iu jepte urdhra Hiqej si drejtor policie, si u kap 20-vjeçari që iu jepte urdhra

Të fundit