Flash News

E-TJERA

Hiqeshin si policë dhe mashtronin gjermanët, SPAK shkatërron rrjetin me bazë në Tiranë

Hiqeshin si policë dhe mashtronin gjermanët, SPAK shkatërron

Një rrjet kriminal i mashtrimit kompjuterik, me bazë në Tiranë dhe që kishte në shënjestër qytetarë gjermanë, u shkatërrua pas një operacioni të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve gjermane.

Prokurori i çështjes, Eneid Nakuçi dha detajet e operacionit dhe tregoi se si funksiononte skema e mashtrimit.

Ai tha se anëtarët e grupit telefononin shtetas gjermanë, duke u hequr si policë dhe duke i mashtruar sikur po hetonin për të rikuperuar dëmet që iu janë shkaktuar në fushën e kriptomonedhave dhe FOREX.

“Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe në fushën e kriptomonedhave dhe FOREX. (...)Nga hetimet e autoriteteve gjermane ka rezultuar se grupi i personave të dyshuar, vepronin me mënyrën e veprimit ("Modus Operandi"), Oficerë policie të rremë; Premtime të përfitimit; Kompani për mbledhjen e borxheve; Mashtrimi me karta me pagesë; Mashtrimi bankar në internet; Mashtrimi me investime; Mashtrimi i rikuperimit”, tha prokurori.

Ai shtoi se grupi ka u ka shkaktuar 14 shtetasve gjermanë një dëm prej 363 501 Euro.

"Në sajë të bashkëpunimit gjyqësor ndëkombëtar, nga autoritetet gjyqësore gjermane u dërgua analiza e plotë hetimore e provave materiale dixhitale, të cilat në harmoni dhe me provat materiale dokumentare të sekuestruara, ditën e kontrollit, çuan në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë, nëpërmjet qendrës së thirrjeve Call Center, të paregjistruar si biznes në organet tatimore”, tha prokurori Nakuçi.

Të fundit