Flash News

E-TJERA

“Hiqet kriteri i mesatares”, gazetari denoncon skandalin: Me vendimin e ri mund të bëhesh gjyqtar e prokuror me mesatare 5-6

“Hiqet kriteri i mesatares”, gazetari denoncon skandalin: Me

Gazetari i News 24, Osman Stafa ka denoncuar skandalin, pas vendimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Ndërsa publikon vendimin e 29 janarit, gazetari sqaron se Shkolla e Magjistraturës ka vendosur të heq kriterin e mesatares mbi 8. Pra, për të dalë Gjyqtar apo Prokuror heqja e kriterit të mesatares i hap rrugën çdo studenti që ka mbaruar masterin, madje edhe me nota mesatare 5, 6.

Nga komunikimet që kam pasur me student kandidatë në këtë shkollë, e shohin këtë si një lëvizje favorizuese për individë të caktuar, që kërkojnë t'i fusin në sistem”, shkruan gazetari ndër të tjera.

Postimi i plotë:

KY VEND PO SHKON PËR DREQ

Në datën 29 janar Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës ka marrë një vendim skandaloz, duke hequr KRITERIN e mesatares mbi 8, për kandidatët pretendues të këtij institucioni.

Pra, deri përpara kësaj date, ata të cilët kërkonin të aplikonin në Shkollën e Magjistraturës për të dalë Gjyqtar apo Prokuror, duhet të kishte mesataren mbi 8, që të kualifikoheshin si kandidatë.

Heqja e kriterit të mesatares hap rrugën që çdo student që ka mbaruar masterin, të kandidojë për në Shkollën e Magjistraturës.

Cilat janë arsyet e heqjes së kriterit të mesatares?

Duan të fusin në sistemin e drejtësisë individë me nota mesatare 5, 6?

Duan ta kthejnë Magjistraturën siç ka përfunduar mësuesia, me nxënës kalues që e zgjedhin?

Nga kominikimet që kam pasur me student kandidatë në këtë shkollë, e shohin këtë si një lëvizje favorizuese për individë të caktuar, që kërkojnë t'i fusin në sistem.

A është kjo e vërtetë? Do ishte ulëritëse nëse PO!

Thënë kjo, pasi kandidatët me mesataren mbi 8, që i plotësojnë kriteret e mesatares nuk shqetësohen se nxënësit e 5-ës janë më të zotë sesa ata, por panikosen sepse këta individë me njohjet që kanë, do u marrin vendet me mik.

Po si mundet që Gjyqtar e Prokuror të bëhet një me mesatare shumë të dobët?

Kjo do dalë si puna e shkollës 6-mujore që është bërë dikur, kur për t'u bërë gjyqtar mjaftonte të bëjë këtë kurs.

Dhe tashmë me heqjen e mesatares do fusin prap në sistem njerëz që nuk e meritojnë të jenë aty.

Ky është skandal!!!

Të fundit