Flash News

E-TJERA

Hiqet më 25 nëntor çadra e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvendoset

Hiqet më 25 nëntor çadra e vaksinimit në sheshin

Pas dy ditësh hiqet çadra e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”.

Ministria e Shëndetësisë njofton se , ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin ‘Air Albania’, aty ku do të vijojë çdo ditë vaksinimi antiCOVID.

Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin ‘Air Albania’, aty ku do të vijojë çdo ditë vaksinimi antiCOVID.
Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes.
Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Të fundit