Flash News

E-TJERA

Historia e pazakontë e gazetarit italian që ‘tërboi’ Ramën: Si e shpëtova nga vdekja shqiptarin që u pagua për të më vrarë

Historia e pazakontë e gazetarit italian që ‘tërboi’

Gazetari italian dhe drejtuesi i emisionit “Report” në Rai që ndezi gjakrat mes Ramës dhe televizionit Rai, ka rrëfyer një histori të pazakontë të jetës së tij.

I ftuar në emisionin “Una volta bene”, Sigrifido Ranucci tregoi se si kishte shpëtuar nga vdekja një djalë shqiptar i cili ishte paguar për të vrarë gazetarin.

“Ia kam qepur plagën, kishte një arterie femorale të prerë dhe do të kishte vdekur për 20 minuta. Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge. Vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën roje. Ka sakrifica për mua! Duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time”, thotë ai.

 

Të fundit