Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Historia e trishtë e Dwamena-s, u braktis nga prindërit dhe u rrit me vështirësi nga gjyshja

Të gjithë e do e kujtojmë Raphael Dwamena-n për lojën e bukur dhe golat spektakolarë që ka shënuar në skuadra të ndryshme, mes tyre së fundmi edhe me Egnatia-n në Shqipëri, përpara se të mbyllte sytë për herë të fundit ditën e shtunë, pasi pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Partizanit dhe më pas humbi jetën në spital.
Ndonëse vazhdimisht shihej pozitiv, përtej faktit që vuante nga zemra dhe kishte pësuar dy atake kardiake që e penalizonin shumë, jeta e 28-vjeçarit nga Gana nuk kishte qenë aspak e lehtë apo thënë ndryshe e plotë.
Në një intervistë që kishte dhënë për medien zviceriane “NZZ” më 19 tetor 2022, rreth një vit më parë, ganezi kishte rrëfyer jetën dhe fëmijërinë e tij, e cila në brendësi kishte shumë dhimbje.
FËMIJËRIA
Ndërsa rrëfente fëmijërinë e tij, Dwamena tregoi se gjithçka filloi në Nkaukau, një qytet i vogël në Gana. Raphael u rrit mes vështirësive nga gjyshja e tij, pasi prindërit e tij të pamartuar e braktisën që pas lindjes.
Kur u rrit, edhe pse ishte tepër vonë, takoi sërish prindërit, në kohën kur tashmë ishte bërë një lojtar i njohur në Gana dhe talenti i tij kishte marrë hov.
Kur takoi prindërit e tij, një nga pyetjet që i bëri nëna ishte: “Sa vjeç je?” Ajo as nuk e mbante mend se kur e kishte sjellë në jetë djalin e saj, e kishte harruar. Mbi të gjitha, në asnjë moment Dwamena nuk zgjodhi të pyeste prindërit e tij, pse e lanë të rritej me gjyshen. Arsyeja? Ai nuk donte të shfaqej mosmirënjohës ndaj gjyshes së tij.
Ajo ishte një grua shumë e rreptë dhe autoritare. Besimtare e devotshme e krishterë dhe drejtoreshë e shkollës në zonën ku banonte. Për të plotësuar të ardhurat e familjes, gjyshja detyrohej ta lejonte Raphael-in e vogël të shiste akullore të bëra vetë.
FUTBOLLI
Nëse Raphael-i i vogël e donte futbollin, gjyshja mendonte ndryshe. Sipas saj, futbolli ishte humbje kohe dhe se shkolla duhet të ishte e para. Sa herë që gjyshen e zinte gjumi, djali fshehurazi, pa e vënë re, dilte nga shtëpia dhe zbriste në lagje për të luajtur futboll me fëmijët e tjerë.Pavarësisht dashurisë së madhe të djalit për futbollin, gjyshja prej kohësh nuk ndryshonte mendim.
Pikërisht atje në rrugë, kur ai po luante me fëmijët e lagjes, një zbulues talentesh e dallon dhe e fton në një provë të hënën. Megjithatë sërish shfaqet gjyshja, me argumentin se djali duhet të jetë në shkollë të hënën dhe sipas saj nuk mund të bënte asnjë provë në futbolli. Raphael-i i dëshpëruar kërkon nga shumë të afërm dhe familjarë që të veprojnë si ndërmjetës për gjyshen e tij, përfshirë djalin e saj, Patrik.
Pas negociatave të gjata, gjyshja bindet. Kur ishte vetëm 14 vjeç, xhaxhai i tij i dha Dwamena-s këpucët e para të futbollit, një palë “Diadora” në ngjyrë të verdhë. Ato do të ishin thesari i tij më i rëndësishëm, dhe këtë gjë e deklaroi para një viti vetë sulmuesi: “Kur i mora, nuk munda të flija gjithë natën. Më duhej të sigurohesha që këpucët të ishin ende aty në mëngjes”.
Raphael pranohet më pas në akademinë lokale të Red Bull. Kontrata e tij e parë ishte 100 euro në muaj.
“Si fëmijë nuk dija çfarë të bëja me kaq shumë para”-pati thënë ai.
Pas tre vitesh në akademi, Red Bull e dërgoi të riun e talentuar në Austri, në akademinë e Salzburgut. Ai luajti me ekipin U-18, ndërsa më pas u mor nga skuadra kryesore dhe aty nisi historia e tij në futbollin profesionist, për të përfunduar tragjikisht, të shtunën e e 11 nëntorit 2023, me sulmuesin 28-vjeçar të Egnatias, i cili mbylli sytë për herë të fundit, pasi pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Partizanit dhe më pas humbi jetën në spital./ Supersport
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38