Flash News

E-TJERA

"Historia non-grata e tepruar", ish-ministri: Opozita shihet si fatkeqësi, Berisha emergjencë fiktive e Ramës

"Historia non-grata e tepruar", ish-ministri: Opozita shihet si

Çështja 'non-grata' e ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndezur debate e diskutime. Një ditë më parë Berisha konfirmoi se do të jetë në parlament me vullnetin e plotë të shqiptarëve.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar çështjen 'non-grata' të tepruar duke theksuar se Rama qeveris me emrrejgenca dhe këtë herë emergjenca fiktive e tij është Berisha.

“Ambasada amerikane nuk të fut në burg, sa për dijeni. Edhe kjo historia e non-grata është e tepruar. Ja të shpallën ‘non-grata’, ça pastaj? Opozita këtu te ne shihet si fatkeqësi. E gjithë propaganda e dy viteve të fundit, por edhe lëvizjet për të shpërbërë opozicionin, kanë dhënë fryte. Për çdo dështim dhe abuzim të qeverisë, faji i lihet opozitës. Nuk është faji i opozitës që vendi po qeveriset keq. Kush ka këllqe, bën opozitë ndaj atij që është në pushtet. Rama qeveris duke shpikur armiq dhe emergjenca. Ai nuk qeveris dot pa emergjenca. Emergjencë fiktive e radhës është Berisha. Berisha është një nga 140 deputetët e Kuvendit, një deputet korrekt. Nuk e kuptoj pse Lulzim Basha nuk mban një qëndrim. Qëndrimi i tij duhej të ishte: nuk kam asgjë në dorë. Mandatin ta jep ligji dhe ta heq ai,” tha Manjani.

 

Të fundit