Flash News

E-TJERA

Historiani publikon dokumentin e rrallë, kur Enver Hoxha firmos ekzekutimin e 6 personave

Historiani publikon dokumentin e rrallë, kur Enver Hoxha firmos ekzekutimin

Veprimtaria e figurave të njohura të historisë shqiptare kanë ‘ndezur’ debatin e ditëve të fundit, ndërsa politika nuk ka mbetur jashtë dhe e papërfshirë.

Ndërsa pak ditë më parë në kulmin e debatit për risjelljen në skenë të komedisë “Prefekti i Tironës”, deputeti i PS, Erion Braçe publikonte dokumentin kur Qazim Mulleti i shkruante Ministrisë së Brendshme se kishte nderin t'i njoftojë se ekzekutimi i të dënuarve me vdekje Hamzi Mëzizi, Nikolla Tupa dhe Ferit Xhajku ishte kryer.

Në vazhdën e këtij debati, historiani Hasan Bello ka publikuar një dokument të rrallë ku ish diktatori Enver Hoxha  firmoste ekzekutimin e 6 personave dhe dënimin e një tjetri me burg përjetë.

 “Nje shkrese qe ministri i Luftes dhe i Mbrojtjes Kombetare, Gjeneral kolonel Enver Hoxha ia dergon Gjykates Ushtarake ne Shkoder me 2 mars 1946 ku aprovon denimin me vdekje te 6 personave dhe 1 burgim te perjetshem. Tre nga keta jane klerike te njohur katolike, njeri prej te cileve, Pater Giovanni Fausti nga Breshia e Italise.

Ne fakt ky dokument dhe pak te tjere jane te rralle ku diktatori ka firmosur, sepse me kalimin e kohes, ai do te sofistikohet duke dhene urdhera verbal per te fshehur implikimin e tij te drejtperdrejte. Por nuk ka patur ekzekutim, per te cilin, sic ndodh rendom ne cdo vend, kryetari i shtetit nuk ka dhene miratimin e tij personal”, shkruan historiani.

 

Të fundit