Flash News

E-TJERA

Historike! Kush janë katër shqiptarët që fituan në zgjedhjet e përgjithshme speciale në SHBA

Historike! Kush janë katër shqiptarët që fituan në

Katër shqiptarë janë shpallur fitues në Zgjedhjet e përgjithshme speciale në Nju Jork , dhe Nju Xhersi, duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për shqiptarët Violeta Berisha nga Puka, Vedat Gashi nga Kosova, Edita Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana.

 Violeta Berisha u zgjodh Kryetare e Bashkisë Fairview, në Nju Jork, qytetit të 15 mijë banorve, me një buxhet vjetor 22 milionë dollarë.

Edit Shkreli edhe kjo nga Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe u bë gjyqtare në, Gjykatën Civile të Nju Jorkut, Qarkut të 1-rë të Gjykatës Komunale të Qarkut Bronx.

Vedat Gashi i cili ishte një ligjvënës i Westchester County, pasi i përfundojë mandati konkurroi për një mandat të dytë dhe fitoi mbrëmë me 56.9 përqind kundrejt 43 përqind të republikanit Daniel J. Branda.

Emiljana Ulaj u zgjodh Ligjvënëse e Qarkut Westchester. Ajo  erdhi me familjen e saj pasi u larguan nga Shqipëria në vitin 1997 në mes të një lufte civile dhe mori 1,552, 65.2%, kundrejt Laurie Abbate-Ryan (R) e cila mori 827,
34.8%.

 

 

 

 

 

Të fundit