Flash News

E-TJERA

Hodhën flakadanë dhe dëmtuan stolat gjatë derbit Tirana-Partizanti/ Arrestohen katër tifozë, një nën hetim penal

Hodhën flakadanë dhe dëmtuan stolat gjatë derbit

Policia ka arrestuar katër persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Partizani, të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”. Ata hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.

Të arrestuarit janë:

- A. P., 24 vjeç, për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës", "Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive" dhe "Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore". Ky shtetas, gjatë intervistimit nga shërbimet e Policisë, fillimisht ka pohuar se nuk ka qenë i pranishëm në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes, por pas këqyrjes së pamjeve filmike, ka rezultuar se ka qenë pjesmarrës dhe pasi ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja, ka goditur punonjësin e shërbimit të sigurisë;

- S. P., 19 vjeç, S. P., 28 vjeç dhe L. P., 18 vjeç, për veprën penale "Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive".

Policia shoqëroi dhe 16 tifozë të tjerë, të cilët pas marrjes së deklarimeve u lanë të lirë. Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë ndeshjes.

Të fundit