Flash News

E-TJERA

Hodhi foshnjën në lumin Kir, dënohet me 22 vite burg e reja

Hodhi foshnjën në lumin Kir, dënohet me 22 vite burg e reja

Është dënuar me 22 vite burgim Orjana Gremi, e cila në muajin Janar 2023, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur.

Para dhënies së vendimit, Orjana Gremi, kërkoi mëshirë duke shfaqur pendesë të thellë për krimin e kryer.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 5 Janar 2023, 5 ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

Ajo e ka hedhur atë në ujërat e lumit Kir, çka kanë rezultuar fatale për foshnjen, ndërsa menjëherë pas ngjarjes ajo u arrestua në fshatin Golem ku edhe banonte tek të afërmit.

Ishin 2 misionare të kishës katolike që njoftuan policinë pasi e kanë takuar 32 vjeçaren në shtëpinë e saj por pa foshnjën.

Fillimisht ajo ju ka dhënë murgeshave deklarata kontradiktore mbi vendndodhjen e fëmijës dhe pasi nuk kanë arritur ta gjejnë kanë sinjalizuar uniformat blu.

 

Të fundit