Flash News

E-TJERA

Hodhi foshnjën në lumin Kir, lihet në burg 32-vjeçarja

Hodhi foshnjën në lumin Kir, lihet në burg 32-vjeçarja

Orjana Gremi, 32-vjeçarja e cila hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, është lënë në burg.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Gremin.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Shkodër. 32-vjeçarja kishte lindur më 24 dhjetor dhe fillimisht kishte kërkuar që foshnja e saj të shkonte ne shtëpinë e fëmijës.

Gremi nuk kishte dhënë atësi. Ajo ishte kthyer disa ditë më pas dhe kishte marrë përgjegjësinë për mbajtjen e fëmijës.

Trupi i foshnjës disa ditëshe u gjet e pajetë në Postribë të shtunën.

Të fundit