Flash News

E-TJERA

"Kur je mësuar në Shqipëri, po Amerika s'të fal"

"Kur je mësuar në Shqipëri, po Amerika s'të

Një rast i ndotjes së mjedisit i goditur së fundmi nga Policia në Amerikë, është bërë viral në rrjet.

Një shtetas shqiptar i identifikuar si Xhevahir Kalaja është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ndotur natyrën, duke hedhur mbeturinat në parqet e qytetit dhe hapësira të tjera publike. Një sjellje kjo e cila në Shqipëri mund të kalojë pa shumë bujë, por në SHBA përbën shkelje serioze ligji. 

Sipas policisë amerikane, Kalaja ishte i lidhur me më shumë se 10 raste të ngjashme të ndodhura në qytet, ku dyshohet se hidhte pa kriter, goma makinash dhe mbeturina të tjera tregtare në hapësira të gjelbëra.

Duket se disa zakone të mbetura nga Shqipëria mund të kushtojnë shtrenjtë kur kapërcen oqeanin. 

Postimi i policisë amerikane:

 

Të fundit