Flash News

E-TJERA

Hodhi drogën nga dritarja dhe tentoi të arratisej me makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Hodhi drogën nga dritarja dhe tentoi të arratisej me makinë,

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohej se ai po transportonte drogë me makinën e tij.

Gjatë postbllokut, patrulla urdhëroi të ndalonte makinën, e cila u largua pas një manovre të shpejtë. Gjatë ndjekjes, policia ka vënë re se i riu shqiptar teksa po drejtonte makinën, hodhi nga dritarja një çantë shpine dhe një kuti, të cilat u zbuluan menjëherë.

26-vjeçari u kap më pas nga policia falë ndërhyrjes së një patrulle tjetër, ndërsa u zbuluar se brenda çantës së shpinës dhe kutisë, policia gjeti blloqe të shumta kanabisi me peshë totale 2.2 kg.

Të fundit