Flash News

E-TJERA

Holanda bllokon integrimin e Serbisë? Ministri i Jashtëm: Nuk është gati, ka ngecur në progres

Holanda bllokon integrimin e Serbisë? Ministri i Jashtëm: Nuk

Serbia nuk është ende gati për hapin e ardhshëm në integrimin në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp.

“Serbia nuk është e gatshme ende për hapin e ardhshëm. Ka ngecur në arritjen e progresit në fushën e sundimit të ligjit”, është shprehur ai për mediat nga Brukseli.

Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të japin pajtimin për çdo fazë negociatash deri në pranimin e plotë.

Serbia ka më shumë se dy dekada që kërkon pranimin në BE, por ka ngecur për shkak të refuzimit të njohjes së Kosovës.

Të fundit