Flash News

E-TJERA

Hollanda ndryshon qëndrim, pro çeljes së negociatave për Shqipërinë

Hollanda ndryshon qëndrim, pro çeljes së negociatave për
Ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag

Hollanda ka ndryshuar qëndrim dhe tashmë është dakord për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Në Hollandë është zhvilluar një seance parlamentare lidhur me çështjet e zgjerimit të BE-së, ku është diskutuar dhe për Shqipërinë dhe qëndrimin që do të mbajë Hollanda në mbledhjen e Këshillit në 22 qershor.

Hollanda ka rënë dakord me gjetjet e Komisionit Europian se Shqipëria ka përmbushur disa kushte në fushën e sundimit të ligjit.

Evidentohen përparimet e bëra në Reformën në Drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa nënvizohet se çështja e ndëshkimit për zyrtarët e lartë duhet të mbetet në vëmendje.

"Shqipëria ka bërë progres në fushat prioritare si reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shënuar progres, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarët e lartë mbetet një çështje e rëndësishme për t’u mbajtur në vëmendje", thuhet në qëndrimin e ministrisë së Jashtme hollandeze.

Kjo e fundit bën me dije se ditën e sotne shumica e parlamentit ra dakort që të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërine, pas miratimit te kuadrit negociator.

Ndërkohë që procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partite apo grupet parlamentare. Qeveria holandeze është e kënaqur që është krijuar një kuadër negociues i qartë dhe i qëndrueshëm.

Holanda ka qenë skepitike kur bëhej fjalë për t'i thënë "PO" çeljes së bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë. Ajo ka evidentuar shpesh problematika, kryesisht në funksionimin e drejtësisë.

Të fundit