Flash News

E-TJERA

Holanda ndan Tiranën nga Shkupi për negociatat, deputeti: Shqipëria s'i përmbush kushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, tre shqetësimet kryesore

Holanda ndan Tiranën nga Shkupi për negociatat, deputeti:

Deputeti holandez, Pieter Omtzigt thotë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

"Qeveria hollandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimi", shkruan Omtzigt në Twitter.

Hollanda ngre si shqetësim, mos funksionimin e institucioneve të drejtësisë, krimin dhe reformën Zgjedhore.

Reagimi i plotë:

Sapo patëm një debat në parlamentin hollandez. Qeveria hollandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj 'reforme'.

 

Holanda ndan Tiranën nga Shkupi për negociatat, deputeti:

Të fundit