Flash News

E-TJERA

Homazhe për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë, qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë

Homazhe për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë,

Qytetarët janë solidarizuar me ngjarjen e rëndë që u shënua sot në plazhin e Potumit në Himarë. Një 7-vjeçare u godit për vdekje nga Arjan Tase, ish-efektiv polici, i cili po drejtonte një mjet tip skaf.

Qytetarët kanë kryer homazhe para Kryeministrisë duke ndezur qirinj.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, si edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Qytetarët i kanë shprehur ngushëllime familjes së 7-vjeçares e cila humbi jetën tragjikisht teksa ishte duke kaluar pushimet me familjes e saj në bregdetin e Himarës.

Familja nga Tropoja kishte ardhur para pak ditësh nga Kanadaja për të pushuar në Himarë.

Të fundit