Flash News

E-TJERA

Homazhet në nder të Nishanit/ Tre politikanët që nuk morën pjesë, pse munguan

Homazhet në nder të Nishanit/ Tre politikanët që nuk

Ditën e sotme u mbajtën homazhe në nder të ish-Presidentit, Bujar Nishani. Miq, kolegë, socilaistë dhe demokratë i dhanë sot lamtumirën e fundit ish-Kreut të Shtetit shqiptar.

Në homazhet që u zhvilluan në ambientet e presidencës, u vunë re tre mungesa nga politikë. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku mori presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Por në homazhe nuk shkoi as kryebashkiaku Erion Veliaj. Nuk dihet arsyeja e mungesës së tij. Gjithashtu u vu re dhe mosprezenca e ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

As ky i fundit nuk ishte pjesë e ceremonisë shtetërore në nder të ish-presidentit. Në media kanë qarkulluar lajme se Basha ndodhet jashtë vendit për një vizitë pune, por nuk dihen më shumë detaje.

Sakaq shumë figura të tjera politike, nga Shqipëria dhe Kosova nderuan sot figurën e Nishanit. Ai humbi jetën në moshën 56-vjeçare në një spital në Gjermani.

 

Të fundit