Flash News

E-TJERA

Homazhet për Shpat Kasapin, Big Mama shpërthen në lot: Po të jap lamtumirën nga skena ku u rritëm

Homazhet për Shpat Kasapin, Big Mama shpërthen në lot: Po të

Në Pallatin e Kulturës u mbajt sot ceremonia mortore për këngëtarin e njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ku familjarë, miq, kolegë dhe qindra artdashës i dhanë lamtumirën e fundit artistit që la gjurmë në muzikën shqiptare.

Një moment veçanërisht emocionues ishte fjala e mikeshës së tij të ngushtë, këngëtares Big Mama, e cila përshkroi marrëdhënien e tyre të hershme dhe ndikimin e Kasapit në jetën e saj.

“Jam këtu në skenën ku filluam gjithçka,” u shpreh ajo mes lotësh. “Këtu u rritëm, ëndërruam e ndamë çdo emocion. Sot është e pamundur të përshkruaj boshllëkun që ke lënë. Nuk është lamtumirë, Shpat… është ‘shihemi prapë’. Muzika jote do të jetojë përgjithmonë.”

Të fundit